Serie A, Interi 4 gola Sampdoria-s, Cana të kuq

13/04/2014 00:00

Pesë ndeshjet e orës 15:00 të javës së 33-të në Serie A kanë dhuruar plot 27 gola. Interi  ka shkatërruar ekipin e Sampdoria-s, në fushën e kësaj të fundit, duke fituar 4-0. Icardi e ka gjetur sërish rrjetën, madje 2 herë, ndërsa një gol u shënua nga Samuel dhe tjetri nga Palasio.

Një paraqitje zhgënjyese për legjionarët tanë të Lazios, të cilët janë mposhtur 4-2 nga Napoli. Në këtë takim, kapiteni i ekipit tonë kombëtar është ndëshkuar me karton të kuq, duke shkaktuar edhe një 11-metërsh.

Plot 8 gola janë shënuar në Verona, mes ekiptit vendas dhe Fiorentinës mike, e cila fitoi 3-5. Ndërkohë që edhe Chievo ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlera kundër Livornos në transfertë me rezulatatin 2-4, e cila e largon përkohësisht nga rreziku i rënies nga kategoria.

Top Channel