Milani vazhdon ecurinë pozitive

13/04/2014 00:00

Milani ka arritur fitoren e 4 radhazi në kampionat, këtë herë në ‘San Siro; kundër Catanias, me rezultatin e ngushtë 1-0.

Goli i vetëm, për kuqezinjtë e drejtuar nga Seedorf, është shënuar nga Montolivo në minutën e 23-t të ndeshjes, i cili ishte i treti për të në këtë kampionat.

Milani do të kërkonte edhe golin e dytë në 45 minutat e para, por pa ia arritur qëllimit, pavarësisht lojës së mirë të zhvilluar.

Në pjesën e dytë Catania kërkoi të shënonte golin e barazimit, por ishte e pafuqishme të realizonte. Në minutën e 78-të miqtë do të mbeteshin edhe me 10 futbollistë pas largimit me kartonin e kuq, pas 2 të verdhëve, të Fabian Rinaudo.

Pas kësaj fitoreje Milani ngjitet në vendin e 8-të në kuotën e 48 pikëve, 5 më pak se Interi i vendit të 5-të. Ndeshja e ardhshme për të besuarit e Seedorf do të jetë sërish në fushën e tyre ndaj Livornos.

Top Channel