Kampionati Kombëtar i Fluturimeve

13/04/2014 00:00

Në Prizren u zhvillua etapa e 3-të e Kampionatit Kombëtar të Fluturimeve, në të cilin morën pjesë garues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Kjo etapë është fituar nga Ilir Kafazi, ndërsa i dyti është renditur Xhelal Uka dhe i treti Ahmet Shala.
 
Etapa e radhës do të zhvillohet në Vlorë në “Albanian Open”.
Prej tre vjetësh radhazi Federata Shqiptare e Aeronautikës me Federatën Aeronautike të Kosovës dhe Aeroklubi Kondor nga Gostivari, po zhvillojnë aktivitetin e përbashkët.

Top Channel