Dortmundi thyen Bajernin

13/04/2014 00:00

Bajerni i Mynihut u mund në Allianz Arena 3-0 nga Borusia e Dortmundit, por kjo humbje nuk i rrezikon asgjë pasi kampionati për ta ka përfunduar me kohë.

Skuadra e Guardiolës, e kënaqur nga fitorja me United dhe kualifikimi në gjysmëfinalet e Champions League, pësoi dhe humbjen e parë në fushën e vet në këtë kampionat.

Golat për ekipin e Dortmundit u shënuan nga Miktarjan, Rojs dhe Hofman.

Top Channel