Ndërron jetë vëllai i Ibrahimoviçit

12/04/2014 00:00

Vëllai i futbollistit Zlatan Ibrahimoviç ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë.

Sulmuesi i PSG-së ka udhëtuar me urgjencë në Suedi që në mesjavë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij dhe nuk dihet se kur do të kthehet në Francë.

Ibra u nis për në shtëpinë e familjes së tij menjëherë pas ndeshjes kundër Chelsea-t në Ligën e Kampioneve dhe vetëm të premten u mësua e vërteta e hidhur.

Top Channel