
Pas fotografive të gazetës ‘To Vima’ nga çastet e fundit të jetës së të
burgosurit shqiptar Ilia Kareli, që humbi jetën në burgun e
Nigritës,prestigjiozia ‘Kathimerini’ publikoi të enjten një video
5-minutëshe, të nxjerre nga 20 orë material filmik i permbledhur, prej
katër kamerave të këtij burgu të vendosura, njëra në oborrin e burgut,
kur mbërrin makina e policisë që e sjell atë nga rajoni, një tjetër në
hyrjen kryesore të burgut, e treta në korridorin përballe
“frigoriferit”, dhomës së torturave dhe e fundit në qelinë që e çojne
atë pas torturave.
Video fillon me mberritjen e tij ne burgun ne fjale, ndersa shquhen 10 gardiane qe e presin. Siç lexohet ne titrat qe permban kjo video, drejtori i burgut jep urdher per ta fotografuar ate. Ne disa foto, duket se Kareli ka pesuar disa goditje pasi ka disa hematoma ne trup dhe ne koke prej burgut te Malandrinos, ku tre dite me pare ai ka vrare nje roje. Me pas duken te gjithe gardianet, te cilet ishin ne sherbim ate dite dhe te tjeret jashte sherbimit pasi jane thirrur me telefon te ndodhen ne ambientet e burgut ate dite.
Disa prej tyre hyjne ne dhomen e quajtur “frigoriferi“, ndersa drejtori qendron ne fund te korridorit dhe me pas largohet.Ne minuten 1 e 45 te videos ne fjale duken tete gardiane qe futen ne “frigorifer” ku ndodhet Kareli, dhoma ne te cilen sipas deshmive te dhena tek oficeret e policise se Sherbimit te Brendeshem eshte rrahur per vdekje i burgosuri shqiptar.Ne minuten 2:03 te videos, fillojne te rrahin Karelin me shkelma,grushte dhe me ane te nje litari te trashe. Me pas duket se nje prej rojeve nuk eshte dakord me ate çka ndodh me koleget e tij, ndersa paralelisht behet gati qelia ku do te cohet me pas Kareli.Pas 35 minutash prej futjes se Karelit ne “frigorifer”, zbret edhe drejtori i burgut, i cili duket qe u flet nenpunesve te tij duke u treguar dhomen e torturave.
Sipas deshmive ne kete moment ai ka kuptuar çfare po ndodh, qe i burgosuri po rrihet dhe torturohet ndaj u thote rojeve: Kush eshte burre le te shkoje ta gjuaje tani, por te pranoje ate qe po e ben…”
Pak minuta me vone ai duket qe ka nje bisede te tensionuar me nje roje burgu dhe me pas largohet. Dy ore pas kesaj bisede qelia e Karelit eshte gati, ndersa ai qe nuk qendron dot ne kembe, çohet atje i terhequr pothuajse zvarre nga rojet ne gjendje te keqe dhe gjysmë i zhveshur.Brenda ne qeli ai kerkon qe t’ja vene prangat perpara. Ne oren 7:25 te mbremjes i sjellin darken. Kater ore me vone dy roje zbulojne se ai nuk leviz. Pak me vone mberrin urgjenca me ambulance dhe mjeku verteton vdekjen e tij.
Naço: Drejtësi për vrasjen e Karelit
“Gjyqi të jetë i drejtë, i kam ftuar ndërkombëtaret që ta monitorojnë”
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë Nasip Naço tha në Parlament se i ka kërkuar autoriteteve në Greqi, që të vendosin drejtësi për vrasjen e shqiptarit Ilia Kareli. Duke e cilësuar ngjarjen si të paprecedent, Naço tha se ka kërkuar edhe monitorimin e procesit nga ndërkombëtarët. Ai kërkoi që çdo i dënuar shqiptar të denoncojë padrejtësinë që i bëhet, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ku vuan dënimin.
“Unë sot garantoj publikisht se si ministër i Drejtësisë, menjëherë i kam kërkuar dhe i kam marrë informacione nga autoritetet gjyqësore greke për këtë ngjarje të rëndë. Njëkohësisht kam marrë garanci nga ana e tyre se çështja do të hetohet dhe do të gjykohet në një kohë sa më të shpejtë, duke shërbyer si një shembull në dhënien e drejtësisë. Ne nuk kërkojmë hakmarrje, sigurisht që kërkojmë drejtësi nga autoritetet gjyqësore greke. Gjithashtu u kam kërkuar partnerëve tanë ndërkombëtarë që t’i kushtojnë një vëmendje dhe ta monitorojnë nga afër këtë ngjarje, sa tronditëse aq edhe të paprecedent në sistemin peniteciar. Përsëri nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi nga autoritetet gjyqësore greke. Gjej rastin t’u kërkoj publikisht dhe të inkurajoj, jo vetëm institucionet dhe shoqërinë civile, por çdo person që vuan dënimin brenda dhe jashtë vendit, që të denoncojnë rastet e trajtimeve çnjerëzore, që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, u shpreh në Kuvendin e Shqipërisë, ministri i Drejtësisë Naço.
Top Channel