Nga një operacion i përbashket mes policisë shqiptare dhe asaj greke është bërë e mundur sekuestrimi i një sasie prej 250 kilogramësh lëndë narkotike e llojit marijuanë, arrestimi i shtatë personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.

Me konkretisht si rrjedhoje e bashkepunimit policor u kap ne Greqi lenda narkotike si dhe u arrestuan, Edmond Kabashi, vjeç 32, banues në Korçë, Julian Bedollari, vjeç 30, banues në Korçë si dhe shtetasi grek Georgios Moysidis, vjeç 29, banues në Thiva, te cilet po transportonin lenden narkotike ne nje kamion me targa shqiptare.

Strukturat policore te qytetit te Selanikut kane shpallur ne kerkim shtetasin tjeter shqiptar, Erion Velo, rezident ne Athine, i cili dyshohet se ishte pritesi i lendes narkotike.

Sakaq policia shqiptare ka vene ne pranga edhe kater persona te tjere te cilet dyshohet se kishin pergatitur lenden narkotike te sekuestruar dhe bashkepunetore te personave te arrestuar ne Greqi.

Keshtu u vune ne pranga Fadil Demali vjeç 49, lindur në Fier e banues në Elbasan, Gentian Dervishi, vjeç 32, banues në Tiranë. Ergest Prifti, vjeç 28, lindur në Gjirokastër e banues në Tiranë si dhe Ezmir Jauri, vjeç 29, lindur në Krastë, Burrel e banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi: Naim Maloku, vjeç 46, banues në Çerkezë, Tiranë. Sakaq nga kontrollet e ushtruara nga policia shqiptare jane gjetur 23 kilogram lenden narkotike marijuane nje prese per lenden narkotike 4100 euro dhe 10 telefona celulare.

Top Channel