Amnistia, Tiranë, lirohen 25 gra e 60 burra
10/04/2014 00:00
Burgu 325 në Tiranë, i njohur edhe si burgu i grave ka patur një atmosferë ndryshe paraditen e së enjtes; qindra familjarë që prisnin lirimin e 85 personave që vuanin dënimin në këtë institucion.
Të parat që lanë ambientet e burgut kanë qenë gratë. Secila prej tyre ka qenë e emocionuar dhe natyrisht e gëzuar, por vetëm pak prej tyre qendruan para kamerave të gazetarëve.
Mes tyre, gëzimi për lirimin para kohe, shoqërohej me shpresën për të nisur një jetë të re, ndonëse disa prej tyre nuk kishin as njerëz që i prisnin.
Deri në mesditë personat që mbaheshin në burgun 325 dhe që përfitonin nga amnistia kanë lënë qelitë, mes tyre 25 ishin gra dhe 60 burra.
Top Channel