Trajneri italian në duart e grabitësve shqiptarë

09/04/2014 00:00

Serse Cosmi, trajneri aktual i Peskarës, ka dëshmuar në Gjykatën e Peruxhës në kuadër të gjyqit kundër 5 shqiptarëve të akuzuar se i kanë grabitur banesën natën e 19 janarit 2011.

“Më përplasën në tokë. Unë po ndihesha keq dhe më dhanë një gotë ujë”, kujtoi Cosmi.

Tekniku shtoi: “I thashë që do i jepja gjithçka, me kusht që të mos lëndonin vajzën dhe bashkëshorten time. Morën para’, bizhuteri dhe disa orë. Më goditën me pëllëmbë disa herë, por jo në mënyrë të dhunshme. Ishin goditje për të krijuar një klimë terrori dhe frike. Na detyruan të futeshim poshtë çarçafëve dhe ndërkohë që njëri prej tyre na kishte drejtuar pistoletën, të tjerët kontrollonin vilën.”

Banda e 5 shqiptarëve akuzohet për disa grabitje banesash në zonën e Peruxhës.

Top Channel