Tiranë, grabiti 10 butikë, në pranga 34-vjeçari
09/04/2014 00:00
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për akuzën e vjedhjes.
Forcat e Komisariatit nr.3 të policisë, në sajë të operacionit të koduar ‘Butiku’ kanë bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit Emilent Dhepa, banues në Tiranë, i dënuar me parë për “vjedhje me dhunë”.
Sipas policisë, arrestimi i 34-vjeçarit u bë në zonën e Kombinatit ndërkohë që nga hetimi disa mujor u dokumentuar përfshirja e tij në 10 grabitje me dhunë nën kërcënimin e armës në kohë dhe vende të ndryshme në kryeqytet. Materialet ne ngarkim te tij i kaluan Prokurorise.
Top Channel