Sezoni turistik, Vlorë, policia merr masa

09/04/2014 00:00

Edhe një muaj na ndan nga ardhja e sezonit turistik dhe Vlora po bën përgatitjet e fundit për pritjen e turistëve.

Policia e kufirit dhe migracionit ne Vlore ka nisur pergatitjet qe sezoni veror 2014 te kaloje sa me i qete dhe me sa me pak problem. Kjo drejtori mbulon nje territor te gjere qe nga grykëderdhja e Vjoses deri ne afersi te Butrintit.

Drejtori i Kufirit dhe Migracionit per qarkun e Vlores Sokol Cela shprehet se po behet nje pune kolektive e te gjithe strukturave per nje sezon te mbare. Puna konsiston edhe ne parandalimin e trafiqeve te paligjshme tha Cela ku me ndihmen e Delta Force dhe drejtorine e policise se qarkut Vlore jane shtuar patrullimet dhe vetem per kete muaj jane sekuestruar pese mjete lundruese teper te shpejta te cilat sherbenin per trafikimin e lendeve narkotike.

Top Channel