DPB: Të enjten hyn në fuqi ligji i Amnistisë

09/04/2014 00:00

Ditën e mërkurë, Drejtoria e Përgjithshme e Bugjeve ka bërë të ditur se të enjten hyn në fuqi ligji i Amnistisë, përftimi prej të cilit do të jetë tërësor ose i pjesshëm.

Sipas njoftimit të DPB-së, fitojnë lirinë e menjëhershme rreth 900 të dënuar dhe të paraburgosur, ndërkohë që ulje dënimi përfitojnë të gjithë të dënuarit në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale.

Top Channel