Champions, eliminohet Barça, kalon Bayern

09/04/2014 00:00

Pas gjashtë gjysmëfinalesh radhazi, Barcelona është eliminuar nga 4 më të mirat e Europës në këtë sezon.

Gjithçka e merituar për Atleticon e Madrid-it që ka arritur të fitojë 1-0 ndeshjen e kthimit në “Vincente Calderon”, duke përfituar edhe nga barazimi 1-1 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”.

I janë dashur vetëm 5 minuta skuadrës së Simeone-s për të shënuar golin e vetëm të takimit, me Koke-n.

Pavarësisht përpjekjeve të Mesit dhe Xavit, ka qenë e pamundur të ndryshonin rezultatin, duke i dhënë mundësinë Atletico-s të kalojë në një gjysmëfinale Champions-i pas 40 vitesh.

Gjysmëfinalisti tjetër është Bayern Mynich, i cili ka mposhtur 3-1 Manchester-in. Pas një supergoli të Evra, që zhvllokon ndeshjen, Mandzukic barazon brenda një minute, ndërkohë që më pas vijnë edhe dy golat e tjerë të Muller dhe Roben, autor të një ndeshjeje shumë të mirë.

Në këtë mënyrë Manchester-i mbyll aventurën europiane, ndërsa Bayern vazhdon rrugën për mbrojtjen e titullit.

Top Channel