B.Dortmund blen sulmuesin Adrian Ramos

09/04/2014 00:00

Borussia e Dortmundit ka konfirmuar zyrtarisht blerjen e sulmuesit Adrian Ramos nga Hertha e Berlinit.

Nëpërmjet një komunikate në faqen e internetit, klubi gjerman ka njoftuar se lojtari kolumbian do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare.

“Adrian Ramos është një futbollist i shkëlqyer dhe një nga sulmuesit më të mirë në Gjermani”, tha drejtori sportiv i Borussias, Michael Zorc.

Gjatë këtij sezoni, Ramos ka shënuar 16 gola me fanelën bardhë e blu dhe në kampionatin e ardhshëm ai do të zëvendësojë polakun Robert Lewandowski, i cili do të luajë për rivalët e Bayern Munchen.

Top Channel