Peshëngritje, Godelli dhe Qerimaj në medalje

08/04/2014 00:00

Ka filluar Europiani i peshëngritjes për sportistët tanë me lajme të mira për meshkujt.

Në peshën deri në 77 kg, në stilin e shkëputjes, Daniel Godelli ka arritur të renditet i dyti pasi ka mundur të ngrejë peshën 157 kg duke marrë kështu medaljen e argjendtë, ndërsa Erkand Qerimaj mundi të nngrejë 155 kg në të njëjtin stil duke u renditur në vendin e tretë që përkon me medaljen e bronztë.

Ndërkohë, peshëngritësja Romela Begaj është skualifikuar nga ky Europian për shkak të një dëmtimi dhe nuk mundi të marrë pjesë në dygarësh.

Tashmë priten rezultatet e stilit të shtytjes për të parë se çfarë pozicioni do të arrijnë sportistët shqiptarë.

Top Channel