Notari olimpik, Ian Thorpe, mund të humbasë krahun

08/04/2014 00:00

James Erskine, menaxheri i 5 herë kampionit Olimpik në Not, Ian Thorpe, ka bërë të ditur për një agjenci mediatike australiane se notari mund të humbasë mundësinë e lëvizjes së njërit krah, për shkak të një infeksioni që ka marrë pas operacioneve në shpatull.

Gjendja aktuale e australianit është “serioze, por jo kërcënuese për jetën e tij”, teksa me shumë mundësi ai nuk do të mund të notojë kurrë më në gara kompetitive, tha Erskine për “Australian Associated Press”.

Thorpe, 31 vjeç, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në shpatull në Janar, pasi kishte rrëshkitur në shtëpi, tha kompania e tij menaxheriale.

Top Channel