F1, Rosberg udhëheq testimet

08/04/2014 00:00

Dominimi i Mercedesit, makinës fituese të tre garave të para të Botërorit të Formulës 1, vazhdon edhe në testimet e Bahreinit.

Në ditën e parë ishte Nico Rosberg ai që shënoi kohën më të shpejtë (1:36:171). Piloti gjerman, fitues i Cmimit të Madh të Australisë dhe kryesuesi i klasifikimit të pilotëve, ka zhvilluar 69 xhiro.

Në vend të dytë Hulkenberg me Force India, ndërsa në vend të tretë Alonso me Ferrarin që tregoi sërish se diferenca mes “Kokëkuqes” dhe makinës më të mirë të momentit është e madhe.

Kohët e ditës së parë të testimeve në pistën e Sakhirit:

1 Rosberg (Mercedes) 1:35.697
2 Hülkenberg (Force India) 1:36.064
3 Alonso ((Ferrari) 1:36.626
4 Magnussen (McLaren) 1:36.634
5 Bottas (Williams) 1:37.305
6 Chilton (Marussia) 1:37.678
7 Ricciardo (Red Bull) 1:38.326
8 Sirotkin (Sauber) 1:39.023
9 Frijns (Caterham) 1:40.027
10 Maldonado (Lotus) 1:40.183
11 Kvyat (Toro Rosso) 1:40.452

Top Channel