Champions, Reali dhe Chelsea në gjysmëfinale

08/04/2014 00:00

Ja del mbanë Chelsea të bëjë mrekullinë në “Stamford Bridge” dhe kalon në gjysmëfinale. Britanikët kanë përmbysur humbjen e ndeshjes së parë 3-1 përball PSG në Paris, me rezultatin 2-0.

Skuadra e drejtuar nga Mourinho ka mundur të kalojë në avantazh në minutën e 35-të të pjesës së parë me Schurrle, pas një goditje këndi, ndërkohë që golin e kualifikimit e gjen kur më pak e priste. Në minutën e 87-të i sapo futuri në lojë, Demba Ba ka mundur t’i shpëtojë mbrojtjes dhe të kalojë Sirigun, duke i dhënë një kualifikim të merituar Chelsea-s.

Ndërkohë që francezët e Blanc kanë qenë konfuz dhe thuajse për asnjë moment të rrezikshme. Në ndeshjen tjetër Borusia e Dortmund-it edhe pse ka fituar 2-0 përball Realit të Madrid-it, nuk ka mundur të kualifikohet për në gjysmëfinale.

Madrilenët e Ancelotti-t kishin fituar 3-0 në “Bernabeu”, duke zhvlerësuar 2 golat e Reus, në këtë takim. Ka qenë një Real shumë i dobët, në këtë ndeshje, konfuz dhe pa ide.

Di Maria humbet një 11-metërsh, ndërkohë që të dy golat vijnë nga gabimet e lojtarëve të skuadrës spanjolle.

Mbeten për t’u përcaktuar edhe gjysmëfinalistet e tjera nga çiftet Bayern Munchen-Manchester, ku  ndeshja e parë në Angli përfundoi 1-1 dhe Barcelona-AtleticoMadrid, që gjithashtu ka përfunduar në takimin e parë 1-1.

Pas përcaktimit të gjysmëfinalisteve të tjera do të hidhet shorti për të parë se si do të jenë ndeshjet e radhës.

Top Channel