Shpërblimi i lojtarëve të PSG për gjysmëfinalen

07/04/2014 00:00

Cdo lojtar i Paris Saint Germain do të marrë 450 mijë euro shpërblim nëse klubi francez eliminon Chelsea-n në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe duket se këto para’ do të përfundojnë në xhepat e futbollistëve pasi nisen në Londër me avantazhin 3-1 të ndeshjes së parë.

Sipas ‘Le Parisien’, ky shpërblim është shuma e shpërblimeve për arritjen e 1/8-ve (100 mijë euro), çerekfinaleve (150 mijë euro) dhe gjysmëfinaleve (200 mijë euro).

Nëse PSG do të fitojë Ligën e Kampioneve, çdo futbollist i klubit do të përfitojë 1 milion euro, shpërblimi më i madh në historinë e futbollit. Kjo do të thotë që klubi do të shpërndajë për skuadrën gjysmën e 60 milionë eurove që do të marrë nga UEFA për ngritjen e kupës me veshë të mëdhenj.

Ndeshja e dytë çerekfinale Chelsea-PSG do të luhet mbrëmjen e së martës (ora 20:45) dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në paketën SuperSport të platformës Digitalb.

Top Channel