Ciklisti përplas spektatoren, gruaja rrezikon jetën

07/04/2014 00:00

Ciklisti belg Johan Vansummeren i skuadrës Garmin-Sharp ishte protagonisti i një aksidenti shumë të rëndë në etapën e radhës të Tour de Flandes, të zhvilluar ditën e dielë.

Në mes të etapës çiklisti përplasi një spektatore 65-vjeçare duke e dëmtuar rëndë atë. Sipas policisë belge, gruaja është në rrezik për jetën dhe është operuar dy herë në kokë deri tani.

Përplasja ka ndodhur me 65 km/h dhe në spital ka përfunduar edhe çiklisti belg, por me dëmtime më pak të rënda.

Top Channel