Kampion Evrope dhe bote, Federata Spanjolle mban fort De La Fuenten, kërkon rinovimin deri në 2030
Barcelona dhe Atletico Madrid regjistruan të tjera fitore në La Liga, duke ruajtur diferencën prej 1 pike me njëra-tjetrën.
Në “Camp Nou”, Barca mundi Betis me rezultatin 3-1, në një ndeshje ku ajo nuk shfaqi formën e saj më të mirë. Pjesën e parë, katalanasit e mbyllën me avantazhin 1-0, me gol të shënuar nga Lionel Messi, pas një 11-metërshi të fituar nga Aleksis Sanchez.
Në të dytën, Betis e vuri shpesh herë në vështirësi mbrojtjen e Barcelonës dhe Pinto-n, por në momentin më të mirë të tyre skuadra e Gerardo Martino-s dyfishoi shifrat, falë autogolit të Jordi Figera-s. Pas 2 minutash Betis shkurtoi diferencën në 2-1, me Ruben Castro-n.
Kur kishin mbetur 5 minuta nga fundi i ndeshjes, arbitri akordoi një tjetër 11-metërsh në favor të Barcelonës; Messi gaboi në momentin e gjuajtjes, por e rikuperoi menjëherë gabimin.
Edhe Atletico Madrid vuajti jo pak për të fituar në “Vicente Calderon” me Villarreal-in. E kushtëzuar nga disa mungesa të rëndësishme, skuadra e Diego Pablo Simeone u mjaftua me golin e Raul Garsia-s, për të marrë 3 pikët që e lënë atë ende në vendin e parë të renditjes.
Në mbrëmje, Real Madrid nuk iu nda 2 skuadrave kryesuese. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti kalon pa shumë probleme pengesën “Anoeta”, duke e mundur Real Sociedad-in me rezultatin e thellë 4-0.
Serinë e golave për madrilenët e hapi Illarramendi, në minutën e 43-të. Në të 67’-n, Gareth Bale shënoi një gol spektakolar, për t’i lënë më pas radhën Pepe-s dhe Alvaro Morata-s, që shënoi golin e katërt. Me këtë fitore, Real Madrid mban gjallë shpresat për titullin në Spanjë, pasi diferenca me Atletico-n mbetet 3 pikë, ndërsa me Barcelonën është vetëm 2 pikë.
Top Channel