Finalja e Madhe e NBA, New York Knicks përmbysje historike ndaj San Antonios, titulli kampion, një hap larg
Roma ka arritur të zhvillojë një transfertë fantastike në Cagliari, duke marrë një fitore të merituar me rezultatin 1-3. Heroi i ndeshjes për kryeqytetasit ishte Mattia Destro, i cili realizoi një “tripletë” në këtë takim.
Në minutën e 32, i përhershmi Gervinho, me shpejtësinë e tij, arrin të depërtojë në zonën kundërshtare e më pas i jep një pasim Destros, i cili e ka të lehtë ta dërgoi topin në rrjetën e vendasve.
Pjesa e parë u mbyllë me vetëm një gol dhe me dominimin e të besuarve të Rudi Garcia-s. Pjesa e dytë nisi përsëri me një lojë të bukur të Romës.
Në minutën e 56 do të ishte sërish Destro që do të realizonte për 2-0, pas asistit të Nainggolanit. Por 23-vjeçari nuk do të mjaftohej me kaq, pasi do të shënonte edhe golin e tretë personal në minutën e 73, duke vulosur këtë fitore për kryeqytetasit.
Vendasit e Cagliarit do të shënonin golin e nderit në minutat shtesë me anë të një penalltie të kthyer në gol nga Mauricio Pinilla.
Pas kësaj fitoreje Roma është ngjitur në kuotën e 76 pikëve, vetëm 5 më pak se kryesuesit e Juventusit, të cilët do të luajnë të hënën me Livornon.
Top Channel