Casillas lavdëron rivalin Diego Lopez

06/04/2014 19:25

I lënë në hije tek Reali i Madridit, Iker Casillas u shfaq përpara mediave të komunikimit ditën e enjte, pas miqësores së Spanjës me Italinë ku kapiteni luajti si titullar. Veterani i portës madrilene foli përpara mediave për shumë tema, si aktualiteti i klubit, Botërori, por edhe rivaliteti i tij me Diego Lopezin.

Debutimi i Diego Costas – “Është e vështirë kur të gjithë kamerat drejtohen tek ty. Është folur shumë për të në shumë muaj dhe pas ndeshjes folëm e ishte i lumtur për debutimin. Diego e di që për të hyrë në listën e 23 të grumbulluarve në Botëror do të jetë e vështirë për të gjithë dhe se duhet të punojë shumë”.

Stoli tek Reali – “Të gjithë duan të luajnë më shumë dhe kështu duhet të jetë. Nëse kam luajtur vetëm në 14 ndeshje, e rëndësishme është që kam dashur të jem në secilën prej tyre në portë. Më pas vendos trajneri. Vendimi për të ndarë kompeticionet midis dy portierëve është i njohur prej disa muajsh tashmë dhe nuk mund të qëndrojmë këtu t’i rikthehemi në do çast. Një pjesë të mirë të meritës për kryesimin që kemi në kampionat e ka edhe Diego Lopez. Ai po bën një punë shumë të mirë, por kur më takon mua të luaj, përpiqem gjithashtu të bëj sa më mirë”.

Botërori – “Flitet shumë se disa prej futbollistëve tanë janë të plakur, por ne më veteranët, shoh se ndihemi ende shumë mirë dhe jemi në formë. Në kombëtare, vazhdon të ekzistojë ajo atmosferë e mrekullueshme që ka ekzstuar gjithmonë”.

Champions i dhjetë –
“E dimë që është e mundur, por për momentin, ajo që kemi bërë është minimumi që mund të na kërkohej. Jemi në një pozicion të privilegjuar, kryesues të kampionatit, finalistë të kupës dhe në çerekfinale të Champions.  Kemi përpara një muaj shumë të rëndësishëm dhe duhet të ecim hap pas hapi”.

Top Channel