Tirana fiton mes ankthit me Skëndërbeun

05/04/2014 00:00

Tirana vazhdon serinë e sukseseve dhe këtë herë mund kampionët në fuqi të Skëndërbeut 2-3, pikërisht në fushën e tyre, një fortesë thuajse e pathyeshme për rivalët e korcarëve.

Ndryshe nga ç’pritej ky takim, me shumë tension në vigjilje dhe gjatë tij, janë shënuar plotë 5 gola. Tirana e dënuar për të fituar hidhet menjëherë në sulm dhe brenda pjesës së parë e gjen veten në avantazh të dy golave, ndërkohë që tifozët korcarë e ekzagjerojnë me agresivitetin e tyre nën justifikimin e tolerimit të skuadrës së Skëndërbeut.

Me fillimin e pjesës së dytë Ndikumana shënon golin e tretë për Tiranën, por shumë shpejt Pejic jep shenjat e para të reagimit dhe brenda pak minutave shënon edhe golin e dytë duke ngushtuar ndjeshëm diferencën.

Tirana fillon jep shenja lodhjeje dhe pasigurie, por ia del mbanë të marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

Edhe Kukësi merr një fitore po kaq të rëndësishme përball Teutës duke konsoliduar zonën e Europës. Dy gola u shënuan nga Boja dhe një nga Cikalleshi.

Partizani ia del mbanë të fitojë minimalisht ndaj Besës 1-0 në “Qemal Stafa” falë një goli të Memellit, një gol që vec vlerës që ka për mbajtjen e Partizanit me ritmin e rivalëve për zonën e Europës, është një goditje shumë e rëndë për Besën që e sheh veten të parakaluar tashmë dhe akoma më shumë të rrezikuar për rënien nga Kategoria.

Fitorja 0-1 e Flamurtarit në Laç i jep edhe më shumë shpresë vlonjatëve që mbajnë ritmin e Tiranës sa i përket kundërshtarëve për zonën e ftohtë.

Top Channel