Bundesliga, Bajerni pëson humbjen e parë

05/04/2014 00:00

Java e 29, transferta me Augsburgun dhe Bajerni pëson humbjen e parë në këtë kampionat të Bundesligës.

Goli i shënuar nga Molders në minutën e 31 të takimit i dha tri pikët Augsburgut dhe ndali hapin rekordmen të Bajernit të Pep Guardiolës, që kanë siguruar edhe matematikisht titullin kampion.

Ndërkohë, në takimet e tjera, Moenchengladbach fitoi në transfertë ndaj Nurenbergut 0-2 duke i rrëmbyer vendin e katërt Bayer Leverkusenit, që përkthehet me pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve.

Në ndeshjet e tjera, Schalke barazoi 1-1 me Verder Bremen, Frankfurti mposhti 2-0 Mainzin dhe po 2-0 Shtutgarti fitoi ndaj Freiburgut.

Dortmundi luan në orën 18:30 në fushën e tij përballë Wolfsburgut.

Top Channel