
Të premten në Prishtinë ka filluar Kampionati Botëror i Karatesë në stilin shotokan.
Zhvillimi i kësaj ngjarjeje sportive në Prishtinë për Federatën e Karatesë së Kosovës është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për sportin, por për shtetin në përgjithësi pasi ka pjesëmarrës edhe nga shtetet që ende nuk e njohin Kosovën.
Për tri ditë në Kosovë do të qëndrojnë karateistë nga rreth 50 shtete të botës.
“Është gara më e madhe sportive në Kosovën e pasluftës. Kemi shtete pjesëmarrëse që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, thotë Blerim Rexha, anëtari i bordit të FKK-së.
Gjatë këtyre tri ditëve do të garojnë mbi 800 karateistë në kategori të ndryshme.
Kjo ngjarje sportive është e para e këtij lloji e që mund t’i hapë rrugë Federatës së Karatesë së Kosovës për pranim në Federatën Ndërkombëtare të Karatesë.
Karateistët kosovarë, sipas organizatorëve, janë ndër më të mirët në Evropë.
Top Channel