Juve, Tevez qetëson tifozët

04/04/2014 00:00

“Jam mirë! Dola nga ndeshja sepse kisha dhimbje në njërin muskul. Por për fat të mirë nuk është asgjë serioze”.

Me këto fjalë Carlitos Tevez, që doli me dhimbje nga fusha, në minutën e 10 kundër Lionit, ka qetësuar tifozët, që pas performancave të tij e mbështesin më shumë se kurrë.

“Fitore e madhe. Të vazhdojmë kështu, djema”, e komenton argjentinasi fitoren e së enjtes në mesazhin e tij në Twitter.

Top Channel