F1, Vettel: Jemi shumë prapa Mercedesit

04/04/2014 00:00

Sebastian Vettel deklaroi pas provave të lira të Cmimit të Madh të Bahreinit se nuk është i habitur nga rendimenti i shkëlqyer i makinave Mercedes dhe shtoi se Red Bulli i tij ka shumë punë për t’i kapur ato.

“Mercedesët janë shumë të shpejtë, por nuk jemi të habitur pasi këtë e treguan në testimet parasezonale. Edhe McLaren e Williams janë shumë mirë, por edhe ne nuk jemi aq keq”, tha gjermani katër herë kampion.

Vettel shtoi se është ende shumë shpejt për Red Bullin të mendojë të fitojë gara pasi “rivalët janë shumë të shpejtë në pistën e Sakhirit”: “Do të na duhet shumë punë për t’i kapur të parët, por do të bëjmë hapa përpara.”

Në fund, gjermani theksoi se nuk e di ku renditet për momentin, e vetmja gjë e sigurtë është se “qëndrojmë pas Mercedesit”.

Top Channel