Finalja e Madhe e NBA, New York Knicks përmbysje historike ndaj San Antonios, titulli kampion, një hap larg
Asnjë e re në sesionin e dytë të provave të lira të Cmimit të Madh të Bahreinit. Në pistën e Sakhirit sërish ka qenë Mercedesi skuadra dominuese me Lewis Hamilton në vend të parë (1’34″325) dhe Nico Rosberg në vend të dytë (3 të dhjetat më i ngadaltë).
Në vend të tretë është renditur Fernando Alonso (Ferrari), plot 1 sekondë vonesë. Pas tij, australiani Daniel Ricciardo (Red Bull), i ndjekur nga Massa (Williams), Button (McLaren) dhe Vettel (Red Bull).
Për herë të parë në historinë e pistës së Bahreinit, sesioni i dytë i provave të lira është zhvilluar nën ndriçimin artificial, ashtu siç do të zhvillohen provat zyrtare dhe gara (të dyja eventet mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel duke nisur nga ora 17:00), duke e bërë kështu këtë garë të tretën “garë nate” në Botërorin e Formulës 1.
Rezultatet e plota të provave të lira të Cmimit të Madh të Bahreinit:
1. L. Hamilton (Mercedes) 1:34.325
2. N. Rosberg (Mercedes) 1:34.690
3. F. Alonso (Ferrari) 1:35.360
4. D. Ricciardo (Red Bull) 1:35.433
5. F. Massa (Williams) 1:35.442
6. J. Button (McLaren) 1:35.528
7. S. Vettel (Red Bull) 1:35.606
8. D. Kvyat (Toro Rosso) 1:35.640
9. K. Magnussen (McLaren) 1:35.662
10. S. Perez (Force India) 1:35.802
11. V. Bottas (Williams) 1:35.920
12. J. E Vergne (Toro Rosso) 1:35.972
13. N. Hulkenberg (Force India) 1:35.998
14. K. Raikkonen (Ferrari) 1:36.366
15. A. Sutil (Sauber) 1:36.962
16. E. Gutierrez (Sauber) 1:36.975
17. P. Maldonado (Lotus) 1:37.259
18. R. Grosjean (Lotus) 1:37.599
19. J. Bianchi (Marussia) 1:37.800
20. M. Chilton (Marussia) 1:38.247
21. K. Kobayashi (Caterham) 1:38.257
22. M. Ericsson (Caterham) 1:39.136
23. L. F. Nasr (Williams) 1:40.078
24. R. Frijns (Caterham) 1:42.417
Top Channel