Francë-Spanjë, një gjysmëfinale botërori prej 2.7 miliardë eurosh
Optimizëm i moderuar tek Ferrari pas provave të lira të Cmimit të Madh të Bahreinit edhe pse Fernando Alonso përfundoi ditën i treti, pas dy makinave Mercedes të Hamiltonit dhe Rosbergut.
“I njohim pikat tona të forta dhe të dobëta. E rëndësishme është të bëjmë hapa të sigurtë përpara dhe të kemi kujdes besueshmërinë pasi falë saj kemi marrë pikë të rëndësishme në dy garat e para”, tha spanjolli.
Ndryshe situata për Kimi Raikkonen, i cili e përfundoi ditën në vend të 14: “Ishte një ditë e vështirë pasi në të dyja sesionet nuk ndihesha mirë me makinën. Nuk e kompletova dot programin për shkak të një problemi me frenat.”
“Punova për të kuptuar sjelljen e gomave dhe tani do të analizojmë të dhënat për të rregulluar gjërat për provat dhe garën”, theksoi finlandezi.
Top Channel