Cristiano do të mungojë ndaj Real Sociedad
04/04/2014 00:00
Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndeshjen e radhës të Real Madrid, atë ndaj Real Sociedad në transfertë.
Lajmin e bëri të ditur trajneri Carlo Ancelotti duke premtuar se të martën portugezi nuk do të ketë më probleme me gjurin dhe do të jetë më i freskët.
“Nuk e kam grumbulluar për t’i dhënë disa ditë pushim. Të martën do të jetë i freskët”, tha tekniku italian.
Ancelotti shtoi se në mungesë të Cristianos, në krah të majtë mund të luajë Gareth Bale.
Pritet që ky të jetë formacioni i madrilenëve ndaj Real Sociedad: Diego López; Carvajal, Pepe, Ramos, Coentrao, Xabi, Illarramendi, Modric; Isco, Benzema dhe Bale.
Top Channel