Bahrein, provat e para të lira, dominon Mercedes

04/04/2014 00:00

Mercedesi i ka lënë targën të gjithëve edhe një herë tjetër në sesionin e parë të provave të lira të Cmimit të Madh të Bahreinit. Lewis Hamilton ka regjistruar xhiron më të shpejtë (1’37″502), ndërsa menjëherë pas tij është renditur shoku i skuadrës, Nico Rosberg.

Fernando Alonso (Ferrari) pozicionohet i treti me gjysmë sekonde distancë. Në vend të gjashtë piloti tjetër i “Kokëkuqes”, Kimi Raikkonen.

Përsa i përket Red Bullit, Vettel e Ricciardo nuk kanë shkëlqyer, me australianin të frenuar nga një tjetër problem me fluksometrin e benzinës, ndërsa gjermani regjistroi kohën e dhjetë më të mirë.

Pilotët e McLaren, Jenson Button e Kevin Magnussen, përfunduan sesionin e parë të provave të lira në vendin e pestë dhe të shtatë.

Top Channel