Roma ul në 8 pikë diferencën me Juven

02/04/2014 00:00

Ndeshja e prapambetur në Serie A, mes Romës dhe Parmës, e cila u ndërpre në minutën e 9 të takimit pak javë më parë, është zhvilluar ditën e mërkurë dhe ka përfunduar me suksesin e merituar 4-2 të kryeqytetasve, të drejtuar nga Rudi Garcia, që afrohen tashmë në vetëm 8 pikë diferencë me Juventusin kryesues.

Në fakt, vetëm për meritë të një skuadre të jashtëzakonshme, aspak të pritshme në fillim të sezonit, siç është Roma e teknikut francez, çështja e titullit në Itali mbetet ende e hapur dhe dhuron ende emocione.

Në “Olimpico”, romanistët fitojnë falë golave të Gervinho-s dhe të Totti-t, Pjanic e Taddei-t në pjesën e dytë, pasi më parë kishte barazuar përkohësisht Acquah i Parmës. Në fund të takimit, verdheblutë gjejnë rrugën e rrjetës për të dytën herë, me Biabiany, por pa asnjë ndikim sa i përket pikëve të takimit.

Në 4 ditë, diferenca mes Juves dhe Romës është reduktuar nga 14 në 8 pikë, kur mbeten edhe 7 ndeshje deri në fund të kampionatit. E megjithatë, fitimi i titullit kampion nga kryeqytetasit duket i vështirë, gjithsesi jo i pamundur. Momentalisht, pikët janë 81 me 73 në favor të bardhezinjve.

Ndeshja nisi aty ku ishte ndërprerë më 2 Shkurt, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, nga minuta e 9 e pjesës së parë.

Top Channel