Chelsea, Eto’o mungon ndaj PSG-së

01/04/2014 00:00

Chelsea do të luajë pa Samuel Eto’o ndeshjen e së mërkurës ndaj Paris Saint Germain, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Lajmin e bëri të ditur klubi londinez nëpërmjet një komunikate ku sqarohet se sulmuesi nga Kameruni ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe nuk ka udhëtuar me ekipin për në Francë.

Përveç mungesës së 33-vjeçarit, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho do të luajë edhe pa mbrojtësin e majtë Ashley Cole, i cili ka pësuar një dëmtim në gju.

Top Channel