Nuk është Trump, por Marco Rubio: Skema e Shtëpisë së Bardhë për ndeshjen hapëse të SHBA në Botëror
Novak Djokoviç është fituesi i turneut Masters 1000 të Majemit. Tenisti serb mundi në finale spanjollin Rafael Nadal në dy sete. Rezultati: 6-3, 6-3.
Në 1 orë e 24 minuta lojë, Djokoviçi nuk i dha asnjë shans Nadalit, i cili u dorëzua shumë shpejt.
Ky është titulli i katërt i Novak Djokoviç në këtë turne (2007, 2011, 2012 dhe 2014), ndërsa Nadal tha pas takimit se kundërshtari i tij e meritoi plotësisht fitoren.
“Nuk do të kërkoj justifikime pasi ai luajti më mirë dhe mua më duhet punë në mënyrë që në të ardhmen ta ketë më të vështirë ndaj meje”, tha spanjolli.
Sipas numrit 1 të renditjes ATP, për të fituar ndaj serbit, sidomos në sipërfaqet e forta, duhet të jesh “100% fizikisht dhe emocionalisht”.
Top Channel