Nuk është Trump, por Marco Rubio: Skema e Shtëpisë së Bardhë për ndeshjen hapëse të SHBA në Botëror
Një Napoli i madh arrin të mundë Juventusin në javën e 31 të Serisë A.
“San Paolo” djemtë e Benitez kanë arritur të fitojnë 2-0 përballë bardhezinjve duke i ndalur hapin në marshin që kishin nisur drejt titullit.
Pjesa e parë ka qenë e dominuar nga Napoli që arriti të kalojë në avantazh që në minutën e 37 me Callejon pas disa pritjesh të njëpasnjëshme të Buffonit.
Në pjesën e dytë, Juventusi jep shenja reagimi, por është sërish Napoli që gjen rrugën e golit. Këtë herë golin e dytë e shënon Mertens kur kishin mbetur rreth 10 minuta nga fundi e ku reagimi i kampionëve të Italisë ishte i pamundur për të rekuperuar këtë disfatë.
Top Channel