Robben: Të mos e marrim lehtë ndeshjen

31/03/2014 00:00

Arjen Robben kërkon që Bayern Munchen të qëndrojë me këmbë në tokë në prag të çerekfinales së parë të Ligës së Kampioneve ndaj Manchester United, ndeshje që do të zhvillohet mbrëmjen e së martës.

“Djajtë e Kuq” kanë pasur shumë vështirësi në kampionat duke u renditur të shtatët, 10 pikë larg vendit të katërt që të çon në Champions-in e sezonit të ardhshëm. Për këtë arsye, shpresa e vetme është që United të fitojë edicionin e këtij sezoni për t’u kualifikuar direkt në Champions.

“Në ndeshje të tilla nuk ka lidhje forma. Ata përmbysën humbjen 2-0 të Greqisë, por ende njerëzit mendojnë se janë dobët. Ne duhet të kemi kujdes dhe të japim maksimumin pasi përndryshe do të humbim”, tha hollandezi për faqen zyrtare të klubit bavarez.

Robben nuk mendon se mungesa e Van Persie do të ndikojë shumë tek United: “Edhe pse ai është lojtar special, ata kanë sulmues të tjerë si Rooney, Welbeck, Nani apo Valencia.”

Top Channel