Mata: United nuk ka frikë nga Bayern

31/03/2014 00:00

Juan Mata ka deklaruar se Manchester United nuk ka frikë nga Bayern Munchen në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve që do të zhvillohet të martën në Old Trafford.

“Bayern është shumë i fortë, por United nuk ka frikë askënd. E marta është dita kur ne duhet të tregojmë se jemi në gjendje të fitojmë Champions-in”, tha lojtari spanjoll i “Djajve të Kuq” në blogun e tij personal në faqen ‘Grada 360’.

“E dimë që aktualisht nuk jemi aty ku duhet në kampionat, por kemi rastin të rregullojmë gjithçka në sytë e tifozëve tanë”, shtoi Mata.

Top Channel