Sekreti i lumturisë së Anne Hathaway
30/03/2014 08:50
Ata mund të jenë të martuar prej vetëm 18 muajsh, por Anne Hathaway dhe Adam Shulman duket se kanë gjetur çelësin e lumturisë.
Një prej mënyrave se si ata ja dalin mbanë, është nëpërmjet të paktën një dite në javë, gjatë së cilës i dedikohen eksluzivisht njëri-tjetrit.
“Për të paktën 24 orë në javë, mbyllim të gjithë telefonat, shkëputemi nga e gjithë teknologjia dhe përqendrohemi vetëm tek njëri-tjetri”, zbuloi Hathaway në një intervistë për një revistë rozë.
“Është e habitshme se sa e vështirë është t’ia dalësh mbanë, pasi jetojmë të dy në një botë moderne në kontakt të përditshëm me teknologjinë, por po arrijmë t’ia dalim mbanë”, deklaroi aktorja.
Top Channel