Superliga, Tirana, pikë mbijetese ndaj Laçit

29/03/2014 00:00

Tirana fitoi 2-0 ndaj Laçit dhe merr tri pikë me mjaft vlerë në luftën për mbijetesë në Kategorinë Superiore.

Në ndeshjen e luajtur në “Qemal Stafa”, një gol i Kahata-s në minutën e 13-të të takimit dhe një tjetër në minutat e fundit të ndeshjes, të shënuar nga Morina i dhanë fitoren bardhebluve, që tashmë e shohin veten në kuotën e 31 pikëve, jashtë zonës së rënies.

Po 31 pikë ka edhe skuadra e Flamurtarit që luan të dielën në Vlorë një takim të vështirë kundër Partizanit, ndërsa Vllaznia që e sheh veten në zonën e ftohtë, do të presë të dielën në Shkodër skuadrën e Skënderbeut.

Po në luftën për mbijetesë, në Kavajë Besa pret Kukësin, me të tjetër objektiv, atë të pjesëmarrjes në Kupat e Europës, ndërsa në Durrës, Teuta përplaset me Kastriotin e vendit të 10.

Top Channel