Krasniqi, kampion botë në WBO

29/03/2014 00:00

Kosovari Haxhi Krasniqi është shpallur kampion i botës në boks, WBO
International, në kategorinë e peshave gjysmë të rënda. Ai ka mposhtur
me knockout kundërshtarin e tij Emanuel Danson.

Në këtë ndeshje Krasniqi kishte hyrë si jofavorit, pasi Danson konsiderohej si mbreti i KO-ve, të paktën derisa boksieri shqiptar e hodhi në tapet.

Në raundin e shtatë të ndeshjes, Krasniqi rrëzoi Danson me një goditje të fortë, që nuk i linte shpresa për t’u ringritur.

Ky ishte takimi i 44-t për Krasniqin, 41 prej të cilëve i ka fituar dhe tre i ka humbur, dy prej të cilave në fillim të karrierës si profesionist.

Ndeshja u zhvillua në Potsdam dhe kjo ishte disfata e parë për Danson. Në duelin e radhës kampioni i ri i WBO International do të ndeshet me Sergey Kovalev, një tjetër kampion bote i pamposhtur.

Titulli për Haxhi Krasniqin ndoshta është edhe një dhuratë e vogël për të, para ditëlindjes që feston më 1 prill.

Top Channel