Skandali Rocchi/ Takime sekrete në San Siro, zgjidheshin gjyqtarët që kërkonte Interi, del video ku bindën nga jashtë arbitrin që të jepte penallti
Guus Hiddink do të kthehet në krye të kombëtares hollandeze të futbollit menjëherë pasi të përfundojë Botërori i Brazilit.
Lajmin e bëri të ditur të premten Federata Hollandeze e Futbollit me anë të një komunikate për shtyp. Në këtë mënyrë, aventura e Louis van Gaal në krye të “Portokallinjve” do të përfundojë në muajin korrik të këtij viti.
67-vjeçari Hiddink ka qenë më parë trajner i Hollandës në periudhën 1994-1998 dhe ka arritur një vend të katërt në Botërorin “Francë 1998”.
Ndihmës të tij në këtë aventurë të re do të jenë ish-futbollistët hollandezë Danny Blind dhe Ruud van Nistelrooy. Do të jetë pikërisht Blind ai që do zëvendësojë Hiddinkun pas Euro 2016 për ta drejtuar Hollandën në Botërorin e vitit 2018.
Top Channel