Masat ndëshkimore për mospagimin e energjisë

27/03/2014 00:00

Kushdo që kërkon të shesë apo të blejë pronë, të rinovojë licensa apo të regjistrojë automjetin e tij rrezikon të mos kryejë asnjë procedurë në rast se ka fatura të papaguara të energjisë elektrike.

Kjo gjë mësohet të ketë qenë pjesë e diskutimeve të Ministrisë se Industrisë dhe Energjitikës, në kuadër të përmirësimit të situatës financiare në këtë sektor.

Përveç ashpersimit të Kodit Penal per abuzuesit me energjine pritet te behet akoma me rigoroze edhe pagesa e detyrimeve te prapambetura.

Edhe pse asgje nuk eshte bere zyrtare, eshte menduar qe individet qe rezultojne si debitore prane CEZ nuk mund te perfitojne asnje sherbim publik pa likuiduar me pare faturat.

E njejta ministri i kerkoi pak dite me pare qeverise ashpersimin e Kodit Penal, duke e konsideruar krim dhe jo kundravajtje ligjore vjedhjen e energjise elektrike.

Tashme, kur energjia vidhet nga konsumatore familjare, me shume se nje here dhe ne bashkepunim, denimi eshte deri ne 3 vite burg.

Ndersa per biznesin shkon deri ne 5 vite heqje lirie, pasi ne kete rast vjedhja behet per fitime ne biznes.

Propozimet e Ministrise erdhen ne kohen kur demi ekonomik i shkaktuar nga vjedhjet e energjise arriti ne 200 milione dollare vetem per muajin e pare te vitit.

Paralelisht me punen e bere nga struktura “Task-Force” te energjise elektrike, edhe prokuroria vijon punen duke kaluar ne site qindra dosjeve te abuzuesve.

Sipas statistikave, 91% e familjeve shqiptare dhe 88% e kompanive private jane debitore ndaj CEZ. Qarku me nivelin më të ulët të arkëtimeve mbetet ai i Kukësit, ku rezulton se vetëm 4 % e konsumatoreve paguajnë faturat.

Top Channel