F1, Rosberg: Kam një makinë super

27/03/2014 00:00

Nico Rosberg është shumë i qetë pas fitores së garës së parë sezonale të Formulës 1 dhe tani piloti gjerman i Mercedesit kërkon fitoren e dytë radhazi në Cmimin e Madh të Malajzisë, duke marrë parasysh formën e makinës së tij.

“Në Sepang do të ishte e mrekullueshme një betejë mes meje dhe shokut tim të skuadrës. Presim një tjetër paraqitje të shkëlqyer pasi makina është super”, tha Rosberg.

Gjithsesi, gjermani e di që kundërshtarët nuk po rrinë duarkryq: “Për momentin dukemi më të shpejtët, por të tjerët nuk po flenë.”

Piloti i Mercedesit iu rikthye edhe fitores në Australi: “Një nisje fantastike dhe një punë e madhe nga skuadra që iu përshtat rregullave të reja.”

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Malajzisë do të zhvillohen të shtunën në orën 09:00, ndërsa gara të dielën në orën 10:00. Të dyja këto evente mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel