Seria A, Roma përforcon vendin e dytë

26/03/2014 00:00

Një gol i Alessandro Florenzit në minutën e 91 zgjidhi në favor të Romës një ndeshje të vështirë ndaj Torinos (2-1) dhe përforcoi vendin e dytë të verdhekuqve në renditjen e Serisë A.

Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia tashmë e sheh veten plot 9 pikë para Napolit të vendit të tretë, por 11 pikë larg Juventusit kryesues.

Njeriu i ndeshjes, Alessandro Florenzi, hyri në lojë në minutën e 83 dhe shënoi me një të majtë të fortë brenda zonës golin e fitores.

Më parë, Roma kishte kaluar në avantazh me Mattia Destron (41’), ndërsa për torinezët kishte barazuar Ciro Immobile në fillim të pjesës së dytë.

Top Channel