Romario: Neymar të mësojë nga Messi

26/03/2014 00:00

Romario ka këshilluar Neymarin që të mësojë sa më shumë nga shoku i tij i skuadrës, Leo Messi.

“Të gjithë lojtarët kalojnë faza të mira dhe të këqija, jo vetëm Neymari. Këshilla që unë i jap është që problemet personale t’i lërë jashtë fushës së lojës dhe të mësojë nga Messi, një nga futbollistët më të mirë në botë”, tha ish-futbollisti i kombëtares braziliane dhe Barcelonës.

Romario shtoi se pret që 21-vjeçari Neymar të rritet shumë profesionalisht dhe t’i japë shumë gëzime tifozëve brazilianë.

“Ai luan me një nga lojtarët më të mirë të aktualitetit dhe duhet të mësojë prej tij. Unë kam qenë Messi i kohës kur kam luajtur dhe shokët e mi mësonin shumë prej meje”, tha kampioni i Botës me Brazilin në vitin 1994.

Top Channel