Roma prezanton stadiumin e ri

26/03/2014 00:00

Roma ka prezantuar projektin e stadiumit të ri ku do të luajë duke nisur nga sezoni 2016-2017 nëse gjithçka do të shkojë sipas planeve.

Arkitekti që ka realizuar projektin, Dan Meis, ka pranuar se është frymëzuar nga Koloseu.

Presidenti i verdhekuqve Pallota tha: “Ky stadium do i trembë kundërshtarët. Është ultra modern.”

Stadiumi do të mbajë 52 mijë tifozë dhe do të kushtojë 300 milionë euro.

I kënaqur me këtë stadium është edhe zëvendëskapiteni i Romës, Daniele De Rossi: “Është shumë emocionues. Shpresojmë që punimet të mbarojnë shpejt dhe ne të vijmë në këtë stadium me trofe të rëndësishëm.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel