“Red Bull do të kthehet si më parë”

26/03/2014 00:00

Dietrich Mateschitz, padroni i Red Bullit kampion të katër viteve të fundit në Formula 1, ka deklaruar se skuadra e tij do të bëjë shumë hapa përpara duke reduktuar kështu distancën nga Mercedesi që u pa në Melburn.

“Falë punës me Renault do të bëjmë hapa të mëdha përpara dhe do të zvogëlojmë distancën që na ndan aktualisht nga Mercedesi. Mbeten për t’u zhvilluar 18 gara dhe do të kthehemi në nivelin e mëparshëm”, tha Mateschitz për gazetën ‘Kurier’.

Në garën e parë sezonale Red Bulli doli pa asnjë pikë pasi Vettel u tërhoq për një problem mekanik, ndërsa Daniel Ricciardo u skualifikua nga gara pas vendit të dytë të fituar.

Në lidhje me skualifikimin e australianit, padroni i Red Bullit tha: “Skuadra ka prezantuar një ankimim pasi sensori i fluksit të karburantit që i është dhënë skuadrave nga FIA nuk është ende i saktë. Ne mund të tregojmë se sasia e karburantit tek makina e Ricciardos ka qenë gjithmonë brenda kufijve.”

Top Channel