Guardiola, jo dushit me birrë

26/03/2014 00:00

Pep Guardiola prishi traditën e festimit të titullit kampion në Bundesligë me një dush birre, pija e preferuar e gjermanëve. Bayern Munchen u shpall kampion ditën e martë pas fitores 1-3 ndaj Hertha Berlin, por këtë titull e festuan thatë.

Trajneri spanjoll ua kishte bërë të qartë lojtarëve: “Në Berlin do të vij vetëm me një kostum. Nëse doni birrë, unë do të futem menjëherë tek dhomat e zhveshjes.”

Në këtë mënyrë, edhe lojtarët u detyruan të hiqnin dorë nga birra në festimin e titullit të 24 kampion në histori.

“Jam i lumtur. Nuk kishte rëndësi koha, por fakti që ne u shpallëm kampion. Tani është koha të festojmë paksa. Shpresoja shumë që gjërat të shkonin mirë, por nuk e prisja kaq mirë”, tha Guardiola pas ndeshjes.

Top Channel