
Trajneri i Barcelonës, “Tata” Martino, nuk kishte dëshirë të fliste për ndikimin e arbitrit Undiano Mallenco në Klasiken e së dielës dhe u shpreh i habitur për faktin se sa shumë flitet për gjyqtarët në Spanjë.
“Më vjen shumë keq pasi ishte një ndeshje ku mund të flitej shumë për futbollin, por vetëm për futbollin që nuk është folur”, tha tekniku argjentinas, i cili pranoi se skuadra e tij bëri disa gabime në takimin ndaj Realit, por ato ishin gabime që u bënë për meritë të kundërshtarit.
“Kur ke përballë lojtarë si Cristiano, Benzema apo Di Maria është e pamundur të mos vuash”, tha Martino.
Trajneri i katalanasve shtoi se fitorja në Bernabeu i lejon Barcelonës të rifutet në luftën për titullin kampion: “Tani duhet të fitojmë ndaj Celta Vigos dhe ndaj kundërshtarëve të tjerë që na mbeten deri në fund. Nuk mund të gabojmë më.”
Top Channel